VIDEO/ Berisha: Xhorxh dhe Aleksis Soros armiq të egër të shqiptarëve. Aleksis Soros mbron këtu krimet, drogën dhe vjedhjet

Kryetari i Partisë Demokratike ka akuzuar Xhorxh dhe Aleksis Soros si padronët e Ramës dhe Veliajt. Nisur nga një foto e publikuar nga ky i fundit në Nju Jork, Berisha akuzoi djalin e Sorosit, Aleksis, si mbrojtës të vjedhjeve, krimit dhe drogës në Shqipëri.

Lideri i demokratëve u shpreh se, do ti shpallë non grata Xhorxh dhe Aleksis Soros.

Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha:

Edi Rama festoi mbrëmë, vëllazëria Rama, vëllazëria Xhafaj, këta kriminelë ishin në ekstazë, por të zotohemi ne, të zotohemi ne, të ua shndërrojmë ekstazën në zi kriminelëve.

Tu japim përgjigjen që meriton, ndaj dhe të ngrihemi; o sot, o kurrë, në këtë betejë kundër vëllazërive të krimit Rama-Xhafa, kundër vëllazërive të drogës, Rama-Xhafa, drejtësisë së tyre, kundër kryepadrinos, armikut të egër të shqiptarëve, Aleksis Soros, Xhoroxh Soros.

Të shpallim Sorosin, non grata, non grata, non grata.

Sot Erion Veliaj, autori i vjedhjes së inceneratorit të Tiranës, për të cilin taksapaguesit kanë paguar 130 mln euro të vjedhura nga Rama dhe Veliaj, boton foton në Nju Jork me vëllaun e tij Aleksis.

Miqtë e mi, ky është një poshtërim për çdo shqiptar të vërtetë.

Aleksis Soros mbron këtu krimet, mbron drogën, mbron vjedhjen e shqiptarëve.

Ky është një akt poshtërues për çdo shqiptar, ky akt që dëshmon edhe njëherë; të marrim fatin tonë, në duart tona.

Të ngrihemi në betejë pa kthim.

6 tetori po vjen.

6 tetori është dita e vegjëlisë kundër tiranisë.

Është dita e qytetarëve kundër hajdutëve.

Është dita e demokratëve kundër geronëve.

Është dita në të cilën ne, nisim betejën pa kthim për qeveri teknike, zgjedhje të lira.

Është dita që nisim marshin drejt fitores.

Është dita që ecim drejt shpresës, të ardhmes dhe historisë.

Rrofshi ju, rroftë Shqipëria!

Fitore, fitore, fitore!