VIDEO/ Berisha: Salianji tregoi provat se vëllazëria Xhafaj, ishte vëllazëria mafioze më e rrezikshme në atë kohë në Vlorë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha duke folur në tubimin qytetar, deklaroi se, Ervin Salianji tregoi me prova se vëllazëria Xhafaj, ishte vëllazëria më e rrezikshme mafioze në Vlorë.

Pjesë nga fjala e kreut të PD:

Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më miqësore, më të përzemërta, ju misionarëve dhe misionareve të kauzës së drejtë të çdo qytetari shqiptar.

Një përshëndetje të përzemërt, oratorëve të kësaj platforme të fjalës së lirë, që me guxim përcjellin tek shqiptarët të vërtetat e narkoregjimit të Edi Ramës.

Të dashur miq!

Mbrëmë një deputet i ri, guximtar, Ervin Salianji me urgjencë pa pritur rekurs dhe asnjë gjë, u burgos, u ndry në qelitë e Fierit me urdhrin hakmarrës, të verbër të Edi Ramës.

Edi Rama jo vetëm dha urdhër, por pas këtij akti kriminal politik, ai i doli zot me një urrejtje klasore, me urrejtjen e kriminelit mafioz, aktit të tij, burgosjes së Ervin Salianjit, për guximin që tregoi për provat që publikoi, të cilat tregonin se vëllazëria Xhafa, ishte vëllazëria mafioze më e rrezikshme në atë kohë dhe se vëllazëria Xhafa, me njërin vëlla ministër dhe tjetrin drejtues të trafiqeve në portin e Vlorës, zotërues të lojërave të fatit, siç thuhet edhe me Olsi Ramën, prisnin dhjetëra e qindra milionë para droge dhe krimi, që sot derdhen në kullat e Tiranës.