Bundesliga/ 14 gola dhe 3 kartonë të kuq në 5 ndeshje, pritet supersfida Bayern-Leverkusen

Kanë përfunduar 5 sfidat e para të vlefshme për javën e 5-të të Bundesligës gjermane.

Lajpcigu ka mposhtur me rezultat të thellë 4-0 Augsburgun. Sfida mes Volfsburgut dhe Shtutgartit u mbyll me barazimin 2-2. Mainz u mposht në shtëpi nga Heidenheim me shifrat 0-2 dhe të dyja skuadrat e mbyllën me nga 10 lojtarë.

St. Pauli fitoi në transfertën me Frajburgun ndërsa ndeshja mes Mynshegladbah fitoi në fund me shifrat 1-0 kundër Union Berlinit.

Në orën 18:30 do të luhet supersfida mes Bayern Munchen dhe kampionëve të Leverkusenit.