Interi harron humbjen në derbin e Milanos, fiton mes 5 golave në transfertën e Udinezes

Interi ka fituar 2-3 në transfertën e Udinezes. Kështu zikaltrit lënë pas humbjen në derbin e Milanos.

Ishte Fratezi që hapi rrugën e rrjetës për zikaltërit që në minutën e parë të takimit.

Dhe pse gjithçka dukej e lehtë në fillim, vendasit barazuan.

Ishte Lautaro Martinez që u kujdes për t’i dërguar zikaltrit në avantazh drejt dhomave të zhveshjes.

Pjesa e dytë nisi me gol po nga Lautaro, që plotësoi dopjetën personale.

Udineze shënoi golin e dytë pak minuta para fundit të takimit, teksa nuk ia doli të marrë pikë në sfidën e Seria A.