SYRI TV/ Berisha: Burgosja e Salianjit, ditë e zezë për vendin
Një akt lufte ndaj opozitës e ka cilësuar kreu Partisë Demokratike, Sali Berisha, dënimin dhe arrestimin pa ligj të, Ervin Salianjit dhe një ditë të zezë për pluralizmin dhe demokracinë. Berisha u shpreh se Partia Demokratike duke nisur nga 6 Tetori do jetë në protestë dhe mosbindje civile deri në krijimin e qeverisë teknike dhe u kërkoi deputetëve dhe drejtuesëve politikë të angazhohen maksimalisht.
SYRI TV
Një ditë të zezë për pluralizmin dhe Shqipërinë e ka cilësuar kreu I Partisë Demokratike, dënimin dhe arrestimin e Ervin Salianjit, drejtuesit politik të Partisë Demokratike në Elbasan.
Në konferencën për shtyp më gazetarët, Berisha u shpreh se Salijani u arrestua me urdhër të Edi Ramës, vetëm së guxoi tu faktonte shqiptarëve se Ministri I Brendshëm Fatmi Xhafaj, mbronte vëllain e tij trafikant droge.
Për Sali Berishën burgosja e Salijanit është një akt lufte, dhe opozita që deri tani ka qenë nën sulm, do të kalojë në fazë sulmuse, duke theksuar se protesta nuk do ndalen deri në krijimin e qeverisë teknike
Berisha u pyet nëse do ta zëvendësoje, Ervin Salijanin, si drejtues politik në Elbasan, teksa u përgjigj kështu.
Lideri i opozitës Sali Berisha ftoi shqiptarët tu bashkohen protestave të opozitës.