SYRI TV/ 'Kallëzimi i rremë', vetëm Salianji në burg. Deputeti demokrat dënohet pa asnjë provë e fakt

Thuajse të gjithë personat e dënuar nga gjykata e Tiranës për kallëzim të rremë nuk ka përfunduar në burg. Të dhënat e siguruara nga ‘Syri Televizion” për vitin 2024 tregojnë se të pandehurit e kësaj vepre janë dënuar me shërbim prove, duke dëshmuar një standard të konsoliduar të sistemit gjyqësor.

 Por, ky standard nuk u aplikua nga gjykatat për deputetin demokrat, Ervin Salianji, i dënuar për kallëzim të rremë pa kryer kallëzim dhe në një proces që u pa qartë se kishte ndikim të fortë politik.

 Deputeti demokrat, Ervin Salianji, mbërriti dje në ambjentet e burgut të Fierit, ku do të vuajë dënimin me 1 vit burgim për “kallëzim të rremë”, pasi një trupë gjykyese e Apelit vlerësoi se ai i ka prishur imazhin një të dënuari për trafik narkotikësh, Agron (Geron) Xhafaj, vëllai i ish-ministrit të Brendshëm dhe aktualisht deputetit socialist, Fatmir Xhafaj.

 Gjykata e Apelit konfirmoi vendimin e dhënë më herët nga gjyqtari i Tiranës, i shkarkuar nga Vetingut, Artan Gjermeni, megjithëse Salianji, së pari nuk ka bërë kallëzim dhe, mbi të gjitha provat dhe faktet e publikuara prej tij treguan se i gjithë procesi ishte i montuar nga organet ligjzbatuese.

Partia Demokratike, por edhe një pjesë e madhe e opinionit publik thotë se i gjithë procesi ishte politik. Ky qëndrim konfirmohet edhe nga qëndrimi i vetë gjykatës për raste të ngjashme.

“Syri” ka gjetur të paktën 5 vendime gjyqësore të dhëna gjatë këtij viti në Gjykatë e Tiranës për “kallëzim të rremë”.