SYRI TV/ Fisnik Qosja inspekton punimet në rrugët e qytetit: Do ndërhyjmë në çdo rrugë të Kavajës

Bashkia e Kavajës ka nisur një proces rehabilitimi të të gjithëve rrugëve të qytetit. Procesi fillimisht ka nisur me asfaltimin por do të vijojë me trotuaret dhe ndriçimin. Për të parë ecurinë e punimeve ka zbritur në terren dhe kryetari i Bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja. Ai ka inspektuar një nga rrugët ku po ndërhyhet duke garantuar se do të ndërhyhet në çdo rrugë dhe rrugicë të Kavajës.

SYRI TV

Kryetari i Bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja ka inspektuar punimet në një nga rrugët e qytetit. Qosja tha se ndërhyrja në çdo rrugë të qytetit ka nisur prej muajsh dhe do të vijojë dhe në vitin 2025, ku me buxhetin e ri do të ketë më shumë investime. Pas ndërhyjes në shtresën asfaltike ndërhyrje do të ketë tha ai dhë në trotuare dhe në ndriçim.

Qosja kërkoi mirëkuptimin e qytetarëve të Kavajës për ndonjë shqetësim të krijuar për shkak të punimeve por garantoi se drejtoria e shërbimeve e cila po kryen këtë proces do jetë në dispozicion të tyre në çdo moment.