Ancelotti: Derbi ndaj Atleticos i veçantë, pres spektakël

 

Trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti doli në konferencë për shtyp në prag të derbit ndaj Atletico Madrid, takim ky që do lihet në “Wanda Metropolitano” të dielën.

“Si gjithmonë do të jetë një ndeshje e komplikuar, e vështirë. Ky aspekt nuk ka ndryshuar. Është një ndeshje kompetitive, me shumë gola. Do të jetë një spektakël. Të gjithë derbit janë të veçantë.

Stadiumi: “Metropolitano është një stadium i komplikuar. Duhet të shmangim gabimet e bëra vitin e kaluar. Ajo disfatë na zgjoi dhe ne u përmirësuam në mbrojtje” – tha ai.