Berisha: I deleguari i nderit në qarkun e Elbasanit do të jetë Ervin Salianji

Kreu i PD, Sali Berisha në një komunikim me gazetarët është shprehur se i deleguari i nderit në qarkun e Elbasanit do të jetë Ervin Salianji

Berisha theksoi se guximi i Ervin Salianjit për të mbrojtur të vërtetat dhe interesin publik të qytetarëve shqiptarë, ka mirënjohjen më të thellë të qytetarëve të Elbasanit.

Fjala

I deleguari i nderit në qarkun e Elbasanit do të jetë Ervin Salianji. Unë kam bindjen se ky akt, se guximi i Ervin Salianjit për të mbrojtur të vërtetat dhe interesin publik të qytetarëve shqiptarë, ka mirënjohjen më të thellë të qytetarëve të Elbasanit.

Ju falenderoj dhe ju ftoj me datën 6 të gjithë në protestë, të tregojmë fuqinë e pamposhtur, ti tregojmë Shqipërisë dhe botës, se është radha jonë, është radha jonë.

O sot, o kurrë!

Faleminderit!