Berisha: Mosbindja civile është rruga me të cilën PD, do të realizojë qëllimet e saj. Nuk jemi ne për ato forma ekstreme

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një komunikim me gazetarët është shprehur se PD nga data 6 tetor e në vazhdim kalon në sulm, në një betejë të pandalshme, PD përqendron të gjithë potencialet e saj, në sulmin ndaj narkokraturës dhe për qeveri teknike.

Berisha gjithashtu theksoi se ai  është në arrest shtëpie, sepse hodhi poshtë puçin konstitucional të prokurorëve dhe gjykatësve mercenarë që nuk kanë ligj e kushtetutë përveç urdhërave të Edi Ramës.

FJALA E BERISHËS

Së pari, pyetja dhe konstatimi juaj është i drejtë. Gjer sot PD ka qenë në mbrojtje. PD nga data 6 tetor e në vazhdim kalon në sulm. Në një betejë të pandalshme, PD përqendron të gjithë potencialet e saj, në sulmin ndaj narkokraturës dhe për qeveri teknike.

Mosbindja civile është një univers masash të përshkruara me hollësi në manualet e mosbindjes civile. Do të përdoren të gjitha ato masa gjer në realizimin e qëllimit të plotë, krijimin e qeverisë teknike...
...Ajo do të ishte shkalla ekstreme e moszbatimit të vendimeve të gjykatave, atëherë mbetej asgjë tjetër veç se lëvizja guerrile, me armë kundër narkodiktaturës. Por ne besojmë dhe jemi të bindur se mosbindja civile është rruga me të cilën PD, do të realizojë qëllimet e saj. Nuk jemi ne për ato forma ekstreme...
...Mendoj se Sali Berisha ka dëshmuar para të gjithë shqiptarëve, sepse sot është në arrest vetëm se mbrojti kushtetutën. Sot është në arrest shtëpie, sepse hodhi poshtë puçin konstitucional të prokurorëve dhe gjykatësve mercenarë që nuk kanë ligj e kushtetutë përveç urdhërave të Edi Ramës. Sali Berisha do të qëndrojë fuqishëm kundër këtij regjimi me bindjen me të plotë se kjo betejë do të fitohet.