Në Skoci të dashuruar pas Bajramit, fantazisti 'pushton' formacionin e javës në Europa League

 

Bajrami-Rangers duket një “dashuri” me shikim të parë pasi impakti që fantazisti kuqezi ka pasur te ky ekip është jashtëzakonisht i madh. Në dy sfida e fundit si titullar, Bajrami dhuroi një assist në kampionat, ndërsa në Evropë, në ndeshjen e tij të parë në një turne madhor, i mjaftuan 55 sekonda për të gjetur rrugën e rrjetës.

Në përfundim të ndeshjes kundër Malmo, Bajrami u vlerësua me notën 8,9 nga “SofaScore”, lojtari më i mirë. Jo vetëm kaq, sipas faqes së specializuar për statistikat, Bajrami është përfshirë edhe në formacionin më të mirë të xhiros së parë në Europa League.

Nga trajner Philippe Clement dhe deri te tifozët, të gjithë flasin me fjalë të mëdha për Nedim Bajramin. Fantazisti kuqezi është një bast i fituar nga Rangers, të patën deri më tani, pasi investuan 4 milionë euro për të blerë kartonin e tij nga Sassuolo.

Forma e shkëlqyer e Bajramit është pa diskutim një lajm shumë i mirë edhe për trajnerin Sylvinho në vigjilje të sfidave të radhës në Ligën e Kombeve, pasi Bajrami është një nga lojtarët kyç në skemat e tij.