Ushtroi dhunë në familje, arrestohet 28 vjeçari në Tiranë

Shtatë persona janë arrestuar në Tiranë për vepra penale të ndryshme, njëri prej të cilëve është arrestuar për dhunë në familje.

28 vjeçari me inicialet R.S. dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.

 Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar ndaluan shtetasen J. S., 37 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”, parashikuar nga neni 135 i Kodit Penal. Kjo shtetase dyshohet se ka vjedhur shuma parash, në një market ku ishte e punësuar si arkëtare.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasit:

– Xh. F., 33 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuesruan, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis;

– R. S., 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasit:

– F. P., 39 vjeç, banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme, rreth orës 11:00, në rrugën “Muhamet Gjollesha”, duke drejtuar mjetin tip “Ford”, ka aksidentuar këmbësoren, shtetasen B. Z., 69 vjeçe. Si pasojë 69-vjeçarja është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve;

– R. L., 20 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi;

– G. H., 38 vjeç, banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme, rreth orës 13:00, në rrugën “Pjetër Budi”, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Ford”, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin R. G., 67 vjeç, i cili pas kontrollit mjekësor në spital, kaloi për në banesë;

– B. H., 44 vjeç, banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme, rreth orës 13:20, në Yrshek, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Benz”, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin A. H., 59 vjeç. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.