Ushtria izraelite konfirmon: Lideri i Hezbollahut është vrarë gjatë sulmeve

BBC

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se lideri i Hezbollahut, Hassan Nasrallah është vrarë.

Në një deklaratë të shpërndarë në llogarinë X të IDF, thuhet: “Hassan Nasrallah nuk do të jetë më në gjendje të terrorizojë botën”.

Deklarata vjen pas një serie sulmesh gjatë natës në Bejrut për të cilat Izraeli tha se synonin Nasrallah dhe komandantët e tjerë të Hezbollahut.