Goditje e rëndë për Vllazninë nga UEFA, humb apelimin dhe duhet të paguajë një gjobë të majme

Klubi i Vllaznisë u gjobit nga UEFA pak muaj më parë për shkak të sjelljes së gabuar të tifozëve në ndeshjen e Ligës së Konferencës me Valurin, që përfundoi me rezultatin 0-4 në favor të islandezëve.

Sikur të mos mjaftonte eliminimi, erdhi dhe gjoba. Vendimi më pas u apelua nga klubi shkodran, por UEFA së fundi e ka hedhur poshtë apelimin, duke lënë gjithçka si më parë, kështu që duhet shlyer gjoba.

Për ndeshjen e luajtur në “Loro Boriçi” kundër Valurit, Vllaznia u gjobit me VENDIMI 19.500 euro dhe iu dha kohë 90 ditë për të bërë pagesën.