Ish-legjenda e Real Madridit paralajmëron Atleticon para derbit

Real Madridi do të bëjë një udhëtim të shkurtër për në “Civitas Metropolitano” të dielën, teksa do të përgatiten që të luajnë ndaj Atletico Madridit në derbin e parë lokal për sezonin 2024-2025.

Vendësit morën një fitore dhe një barazim në dy përballjet mes tyre në La Liga sezonin e kaluar, kështu që “Los Blancos” do të synojnë hakmarrjen pasi po ashtu janë mposhtur edhe në Copa Del Rey.

Guti i cili konsiderohet një ikonë e Real Madridit, ka dhënë mendimin e tij për derbin e këtij vikendi.

Sipas “Mundo Deportivo”, Guti pret që ish-ekipi i tij të shkojë atje me një synim të qartë – hakmarrjen për humbjen sezonin e kaluar.

“Derbit e Madridit janë unik. Ndjenja e cila frymon në kryeqytet, përplasjet e lojtarëve, dëshira për të luajtur mirë në stadiumin e rivalit.

Real Madridi ka filluar të marrë formën e saj dhe jam i sigurt se Vinicius, Bellingham dhe të tjerët do të hyjnë të dielën për të marrë hakmarrje për humbjen në Metropolitano sezonin e kaluar”, ka thënë Guti.