Ishte në ndjekje nga policia, shqiptari përplas me makinë efektivin gjatë arratisjes! 40-vjeçari shpallet në kërkim, arrestohet gruaja që e shoqëronte

Një 40-vjeçar shqiptar është shpallur në kërkim ntë Selanik të Greqisë, pasi i është arratisur policisë e cila i ishte vënë në ndjekje.

Sipas mediave greke, teksa shoferi ka tentuar t’i ikë policisë ka plagosur lëhtë një prej efektivëve, të cilin e ka përplasur me makinë. Më pas ai ka hedhur në rrugë një pako me kanabis të papërpunuar me peshë 1 kilogram e 42 gram, ka braktisur mjetin aty pranë dhe është larguar me vrap.

Megjithatë, të dhënat e tij janë identifikuar dhe është shapllur në kërkim. Në makinën e cila u sekuestrua u arrestua partnerja e tij 33-vjeçare dhe nga shtëpia e tyre në një zonë të Selanikut lindor u sekuestrua një pako kokainë me peshë 5.78 gram dhe një peshore elektronike.

Ndaj 33-vjeçares dhe bashkëpunëtorit të saj të shpallur në kërkim është ngritur një dosje për transport droge për qëllime trafiku, ndërsa polici i plagosur është dërguar në spitalin, ku i është dhënë ndihma e parë dhe është larguar.