Vasili: NarkoDrejtësia, kjo monstër, që paguajmë qimet e kokës!

Deputeti i PL, Petrit Vasili ka reaguar sa i përket burgosjes politike të deputetit  Ervin Salianji.

Vasili është shprehur se megjithëse nga taksat e djersës dhe gjakut të shqiptarëve paguajmë qimet e kokës për këtë drejtësi ajo është sot armiku i qytetarit dhe i lirive të tij dhe gardiane e pandëshkueshmërisë së horrave dhe kusarëve të pushtetit.

Postimi:

NarkoDrejtësia, kjo monstër, që paguajmë qimet e kokës!

Drejtësia e re apo thjesht fare narkodrejtësia është sot në ditët më të zeza të saj.

Megjithëse nga taksat e djersës dhe gjakut të shqiptarëve paguajmë qimet e kokës për këtë drejtësi ajo është sot armiku i qytetarit dhe i lirive të tij dhe gardiane e pandëshkueshmërisë së horrave dhe kusarëve të pushtetit.

Rroga shumëmilionëshe paguhen për prokurorë e gjyqtarë maskarenj, që i shërbejnë antiligjit dhe narkoshtetit.

Paguajmë për një zhdrejtësi monstër, që po shkatërron vëndin dhe po ja dhuron trafikantëve, mafiozëve dhe të korruptuarve.

Qindra shkresa, audio, video tē korrupsionit janë depozituar në SPAK e Prokurori për miliardat e vjedhura nga Rama e qeveria dhe drejtësia nuk lëviz gishtin.

Keto fakte e prova qakullojnë nëpër mediat e gjithë botës por narkodrejtësia kjo monstër e kapur për fyti nuk lëviz.

Opozitarë e qytetarë të thjeshtë persekutohen e dënohen nga kjo narkodrejtësi.

Kjo monstër që ka përpirë qindra miliona euro e dollarë është sot armikja më e madhe e shqiptarëve dhe mikja më e madhe e narkoshtetit.

Kjo zhdrejtësi është sot njē kërmë qe qelb jetën e shqiptarëve me erën e kutërbimit ë saj.

Kush bën avokatin e kësaj drejtësie është thjesht dhe vetëm një këlysh i narkoshtetit.

Narkodrejtësia është nën akuzë dhe trup gjykues është i gjithë populli dhe verdikti do të jetë i drejtë, i ligjshëm dhe i pamëshirshëm.

Dënimi i Salianjit e derdhi gotën tani zhdrehtësia të presë pasojat e tradhëtisë, qē i bëri ligjit dhe Kushtetutës.

Koha e gjykimit ka ardhur.....!