Baçi nga IEVP-Fier: Salianji i dënuar politik! Kam kërkuar informacion për mënyrën e akomodimit

Deputeti i PD, Luan Baçi ka shkuar pranë IEVP-Fier institucione ku do të vuaj dënimin politik deputeti i PD, Ervin Salianji në mbështetje të tij dhe ka kërkuar informacion të plotë se si është akomoduar deputeti.

Baçi është shprehur se dënimi ka ardhur nga kryeministri Rama dhe se do ta harrojë nga sot e tutje të sillet në këtë mënyrë pasi edhe aksioni i opozitës do të jetë krejt ndryshe.

"Në burgun e fierit është kolegu im, miku im dhe një deputet i cili është dënuar politikisht nga pushteti. Strukturat e PD të qarkut të Fierit do të jenë çdo moment në mbështetje të Ervin Salianjit.

Është detyrimi ynë pasi vendi ky ai po vuan dënimin është Fieri, mund të isha un aty dhe kushdo prej nesh. Ai bëri një denoncim që ishte katërcipërisht i vërtetë dhe vëllai i ish ministrit Xhafaj shkoi të vuante dënimin.

Unë do të jemë këtu dhe të gjithë kolegët në mbështetje të kolegut Salianji.

Kam bërë një kërkesë dhe kam kërkuar informacion se si do të akomodohet në këtë burg. Do të vazhdoj të rri këtu derisa të marr informacion të plotë deri në akomodimin e tij.

Rama vërtetoi se është një nga autorët kryesor që futi Salianjin në burg, pasi këtë e ka paralajmëruar disa seanca më para në parlament. Ai duhet të harrojë se mundet të vazhdojë me një situatë të tillë dhe se do ta ndalojë opozitën.

Lideri i opozitës po mbahet 9 muaj në arrest. Opozita dhe PD do të kalojë në një stad tjetër të të bërit politikë. Kemi dhënë datën 6 tetor dhe detajet do të jenë në ditët në vijim."