Publikohen formacionet zyrtare të Milan-Leçe, trajneri merr vendimin për Ramadanin

Përballja mes Milanit dhe Leçes nis ndeshjet e kësaj jave në Serinë A, në një përballje shumë interesante mes dy ekipeve të cilat luftojnë për objektiva krejtësisht të ndryshëm.

Trajneri Fonseka kërkon të vazhdojë me euforinë e fitores në derbi duke propozuar një skuadër shumë sulmuese, teksa ka çuditur me zgjedhjen e tij duke aktivizuar Moratan nga minuta e parë përkrah Abraham, pavarësisht problemeve fizike të spanjollit.

Ndërkaq, në radhët e Leçes bie në sy prania e Ramadanit nga minuta e parë e sfidës, me trajnerin Goti që ka bërë prapakthehu pasi la jashtë mesfushorin shqiptar dhe e pësoi duke u eliminuar në Kupën e Italisë.