Zaimi: Sot kujdes kur shprehesh, pushteti dënon me burg

Inxhi Zaimi i cili ishte pjesë e protestës kundër arrestimit politik të liderit të opozitës u shpreh se sot nuk mund të shprehësh pasi të dënojnë me ministrisë e së vërtetës.

Ai i bëri thirrej politikës në vend që të lejnë në një anë egot dhe të luftojnë për të mbrojtur Shqipërinë

"Nuk mund të shprehem si duhet pasi nëse shprehem mund të përfundoj si stërgjyshi im ose si zoti Salianji i dënuar nga ministria e së vërtetës.

Nuk duhet shuam fjalë për të treguar punët e dekadës së fundit. Mijëra shqiptarë po largohen sepse nuk shohim në shpresë këtu, ndan familjet dhe tani po duan të ndajnë dhe Shqipërinë.

Konferenca e Surrelit kërkon të na heqë një pjesë tjetër tonën, i bëj thirrje çdo politikani që të lejnë egon në një anë dhe të luftojmë për Shqipërinë.

Nuk duhet të lejojmë që ti përçajnë shqiptarët nga feja pasi feja e shqiptarit është shqiptaria. "