‘Vendimmarrje krejtësisht politike’/ Avokati: Deputeti Ervin Salianji u nis drejt burgut që i ka caktuar regjimi

Ledio Braho, avokati i deputetit të PD, Ervin Salianji, i dënuar me një vendim politik nga Gjykata e Apelit, ka njoftuar se klienti i tij është nisur drejt burgut të Fierit ku dhe do të vuajnë dënimin.

Në një konferencë për mediat, Braho theksoi se Salianji e ekzekutoi atë vullnetarisht dhe u nis drejt burgut që i ka caktuar regjimi Burgu i Fierit.

Braho: Zoti Salianji erdhi, na u njoftua procedura për njoftimin vullnetar. Nënshkruam të gjitha procesverbalet. Pavarësisht se kjo është një vendimmarrje krejtësisht politike, zoti Salianji e ekzekutoi atë vullnetarisht dhe u nis drejt burgut që i ka caktuar regjimi Burgu i Fierit. Jemi në kushtet e një vendimmarrje haptazi politike që u ekzekutua sot vullnetarisht nga zoti Salianji.