Del nga selia e PD, Salianji niset drejt Drejtorisë së Policisë: Luftën do ta bëj aty! Protestat do jenë të mëdha

Deputeti Ervin Salianji, ka dalë nga selia e Partisë Demokratike dhe i është drejtuar Drejtorisë së Policisë së Tiranës, ku do të vetëdorëzohet për të vijuar dënimin politik të caktuar nga Gjykata e Apelit me një vit burg.

Salianji u shpreh se do të përballet me këtë vendim dhe se luftën do ta bëj nga burgu.

“Grupi ka vendosur të ngujohej se ky është një vendim politik, por duke qenë se unë jam shprehur se do përballem edhe në këtë peng marrje banditeske, do ta bëj betejën aty, shpresoj të jetë një betejë për qytetarët”, tha ai, ndërsa shtoi se ne sakrifikojmë lirinë për të thënë të vërtetën, sepse e vërteta nuk ka çmim.

Salianji: Të forcojmë një demokraci ku të sundojë shteti i së drejtës dhe shteti ligjor. Grupi Parlamentar i PD ka vendosur që të ngujohej me idenë e një përplasje të qartë pasi ky është një vendim politik të cilin ne nuk e njohim, por përderisa unë jam shprehur se do përballem kudo që ta kërojnë edhe me këtë pengmarrje banditeske që po bëjnë duke privuar lirinë për 1 vit dhe duke ndërprerë mandatin e dhënë nga qytetarët do ta bëj betejën aty, një betejë që shpresoj të frymëzojë të gjithë qytetarët.

Ne nuk jemi siç thotë Rama se më të mirë se ne nuk ka, ne jemi më të mirët pasi ne sakrifikojmë lirinë për të thënë të vërtetën, sepse e vërteta nuk ka çmim.

Protesta do të mbahet në datën 6 tetor. Tani nuk kam kërkuar që të mbahet asnjë protestë para policisë. Protestat do të jenë të mëdha, qytetarët kanë reaguar.