Shpifja dhe fyerja bëhen publikisht!

Kallëzimi i rreme behet ne Prokurori apo Polici!

Kjo sepse kallëzimi i një krimi ka qëllim zbulimin e krimit dhe të autorëve!

Në rastin e Deputetit Salianji kemi të bëjmë me denoncim publik ashtu sikundër emisionet investigative bëjnë çdo natë!

Policia dhe Prokuroria kur çmojnë se në atë denoncim publik ka indicje apo të dhëna që lidhen me një aktivitet të paligjshëm fillojnë dhe hetojnë aferën dhe personat e denoncuar publikisht! Por në asnjë rast nuk mund të procedojnë denoncuesin publik! Për asnjë lloj vepre!

Nëse në denoncimin publik ka elemente të shpifjes apo të fyerjes së bërë publikisht tagrin e kallëzimit ndaj shpifësit apo fyesit e ka subjekti i denoncuar kundër denoncuesit publik!

Procedurialisht pa një veprim aktiv kallëzimi nga kallëzuesi tek Prokuroria apo policia nuk mund të ekzistoje subjekti i veprës penale të kallëzimit të rremë e për pasojë as vepra penale!

Le pastaj të flasësh për bashkëpunim në një lloj të tillë vepre!

Vepra penale e kallëzimit të rremë hyn në kategorinë e krimeve kundër Drejtësisë! Ligjvënësi e ka konceptuar dhe vendosur këtë dispozitë për të penguar abuzimin me organet e Drejtësisë dhe vënien e tyre në lëvizje për të hetuar rrethana dhe persona të paqenë!

Rasti i Deputetit Salianji nuk ka lidhje me asgjë çka ligji kërkon!

Po sot ai po shkon në burg jo për shkak të ligjit por të politikës së këtij regjimi që nuk njeh garën me kundërshtarin por goditjen nëpërmjet Drejtësisë Politike!

E dhimbshme dhe e turpshme për Shqipërinë e 2024-trës ku Deputeti rrëmbehet “juridikisht” për tu linçuar politikisht me vendime gjykatash e prokurorish patronazhiste dhe të gatshme për të goditur cilindo që pengon shtetin e kriminalizuar drejt mandatit të ardhshëm!

Bashke me Deputetin Salianji po burgoset edhe Fjala e Lirë! Në një institucion riedukimi ku mësohet se si duhet mbyllur goja dhe se si Fjala të mos jetë e Lire dhe të mos qarkulloje pa doganë!