Unanimiteti i Gjykatës për të dënuar Salianjin/ Tomorri: Të përbashkuar rreth Partisë, t’i fusim ‘çomangën’ kokës kujtdo që cakton qeveria!

Nga Klodian Tomorri

Gjykata e Apelit doli sot dhe tha qe e morem vendimin per denimin e Salianjit unanimisht. Vete dalja i tregon disa gjera se nje gjykate qe merr vendim ne perputhje me ligjin s’ka nevoje te beje PR per te sqaruar publikun.

Une nuk i njoh provat dhe ceshtjen ndaj s’hyj dot ne te. Ndoshta Salianji ka bere faj me te vertete dhe meritonte te denohej. Por unanimiteti i Gjykates nuk na sqaron dot disa gjera.

1-Si ka mundesi qe tre gjyqtare ishin ne unanimitet per te denuar dike me shume se sa kerkon prokuroria? Zakonisht gjykatat frenojne orekset represive te prokurorise si filter qe mbron qytetaret. Nje gjykates qe denon me shume se prokurori ngre pikepyetje. Kur kete e bejne tre gjyqtare ne unanimitet, behet ai qe s’thuhet kala.

2-Ne cilin Kod apo ligj shqiptar ekziston termi kallezim i rreme publik? Cfare do te thote ai?

3-Per shembull, a quhet kallezim i rreme publik emaili qe Edi Rama, Erjon Veliaj dhe Partia Socialiste i derguan Brukselit, ku informohej bota se Sali Berisha i kishte care barkun si dushmani dhe i kishte nxjerre femijen nga barku Griseldes se Kavajes? Po transfertat 5 mije euroshe qe Putini i nisi Monika Kryemadhit?

4-Nje pjese e madhe e shpifjeve publike ne Shqiperi vijne nga njerezit qe perdor apo paguan qeveria. Keta hyjne ne krevatet e familjeve, u gjejne grave dashnore, bejne burrat me harem dhe bizneset korporata orgjish. C’mendon unanimiteti per kete?

Ky eshte pak unanimitet i cuditshem. Ne fakt, ngjan me shume si unitet i celikte. Te perbashkuar rreth Partise dhe t’i fusim comangen kokes kujtdo qe cakton qeveria.