SYRI TV/ Prokurori Bledar Valikaj thirret në SPAK, prokurori jep deklarime për një dosje hetimore

Prokurori i Tiranës është thirrur këtë të premte në SPAK ku ka dhënë për rreth dy orë deklarime për një çështje që po hetohet nga Prokuroria e Posaçme.

Burime të besueshme konfirmuan se bashkëshorti i deputetes socialiste Ermonela Felajt, ka dhënë deklarime në kuadër të vijimit të hetimeve për dosjen që ra në pranga kryeprokurori i Vlorës Aurel Zarka.

Valikaj, i denoncuar vazhdimisht për ngjitjen në funksionin e përfaqësuesit të akuzës pa kaluar vetingun, në dalje të SPAK nuk preferoi të komentonte çështjen për të cilën u pyet por lajmet që kishin dalë në media.

SYRI TV

Prokurori i Tiranës Bledar Valikaj, bashkëshorti i deputetes socialiste Ermonela Felaj është thirrur këtë të premte në Prokurorinë e Posaçme për të dhënë deklarime në kuadër të një dosje nën hetim.

Pamjet e siguruara para prokurorisë, fiksojnë momentin e ngjitjes së Valikajt në godinën e qelqtë në orën 08:54 ku dorëzoi sendet e tij personale dhe iu drejtua zyrave të hetuesisë.

Në dalje të SPAK, Valikaj nuk preferoi të komentonte për mediat, por jashtë cameras duket se ishte interesuar të dinte arsyen pse prezenca e tij në hetuesi doli në media, dhe jo të sqaronte pozitën e tij lidhur me këtë çështje.

Nga burime mjaft të besueshme mësohet se Valikaj dha deklarime rreth dy orë për një dosje të fortë që po hetohet nga prokurorët e posaçëm Klodian Braho e Altin Dumani, për të cilën ditët e fundit janë kryer disa veprime përfshirë marrje të dëshmive. 

Sipas të njëjtave burimeve, janë pyetur edhe ish-funksinonar të tjerë të drejtësisë lidhur me vijimin e hetimeve lidhur me procedimin penal që çoi në pranga kreun e Prokurorisë së Vlorës Aurel Zarka e që ishte zgjatim i dosjes së “Toyota Yaris”.

Valikaj është akuzuar publikisht si i përfshirë në këtë dosje, nga kreu i grupit parlamentar demokrat Gazment Bardhi. Më herët po ashtu ai është akuzuar nga opozita se hyri në sistemin e drejtësisë si prokuror pa ndjekur procedurat e vettingut teksa vinte nga radhët e Oficerëve të Policisë Gjyqësore.

Valikaj është prokurori që hetoi skandalin e Onkologjikut, dosje e cila i ka kaluar për kompetencë SPAK.