Gypi i ujërave të zeza shpërthen në Kinë, veturat dhe këmbësorët mbulohen me të portokalltë

Këmbësorët dhe veturat janë lagur me ujëra të zeza, pasi një tub i ujërave të zeza shpërtheu pranë një autostrade.

Një tub u këput në një pjesë të rrugës që po punohej rreth orës 11 të mëngjesit të së martës 24 shtator.

Ujërat e zeza arrijnë në një lartësi prej mbi 15 metra në ajër sikur të ishte një gejzer.

Veturat që në ato momente po kalonin mbulohen të tërat me këto ujëra – duke bërë që një re ngjyrë hiri të ngritët në qiell në qytetin kinez Nanning në provincën jugore Guangxi.

Shpërthimi i gypit ishte aq i fuqishëm, sa që një punonjës e ngriti në ajër në një lartësi prej 15 metrash, i cili për fat të mirë nuk ka pësuar lëndime.