Houthi: Do sulmojmë Izraelin, dy qytetet izraelite që kemi në objektiv

Sulme në Tel Aviv dhe Ashkelon në Izrael raportohet tw jenw kryer nga rebelët Houthi të Jemenit. Ata pretendojnë se kanë përdorur një raketë balistike dhe një dron. Houthi-t kanë njoftuar tashmë pas operacioneve të gjera të Izraelit kundër Hezbollahut në Liban se do të mbështesin organizatën libaneze, por edhe Hamasin në Rripin e Gazës.

Informacioni për sulmin është konfirmuar nga ushtria izraelite, e cila ka njoftuar se ka kapur një raketë të lëshuar nga Jemeni, ndërsa janë aktivizuar sirenat paralajmëruese të sulmit raketor dhe janë dëgjuar shpërthime.

 

Zëdhënësi i ushtrisë Houthi, Yahya Sharea, tha se operacionet e rebelëve shiitë nuk do të ndalen në ditët në vijim nëse nuk ndalen sulmet izraelite në Gaza dhe Liban.

Që nga fillimi i luftës në Rripin e Gazës, Houthi-t kanë nisur tashmë sulme të shumta me dronë dhe raketa kundër Izraelit. Ata gjithashtu kryejnë sulme mbi anijet tregtare dhe cisternat në Detin e Kuq në një “shfaqje solidariteti” me palestinezët në Rripin e Gazës.

Houthi-t janë pjesë e të ashtuquajturit “Boshti i Rezistencës”, një aleancë e grupeve të armatosura pro-iraniane që përfshin Hamasin palestinez, Hezbollahun libanez dhe grupet irakiane.