U largua me dy të mitur nga një qendër sociale në Elbasan, gjendet 13-vjeçari, ja si paraqitet gjendja e tij

13-vjeçari, i cili u largua nga një qendër sociale në Elbasan është gjetur këtë të premte.

Më datë 19 shtator, bashkë me një 13 vjeçar dhe një 14-vjeçar, u larguan pa adresë, mirëpo këta dy të fundit u gjetën dy ditë më pas.

Shpërthen bombola e gazit në Pogradec, detajet e para

Sipas njoftimit të policisë, i mituri, 13 vjeç, iu dorëzua qendrës sociale, ndërsa mësohet se është në gjendje të mirë shëndetësore.

“Në vijim të informacionit të dhënë më datë 19.09.2023, për largimin e 3 fëmijëve nga një qendër sociale (dy 13-vjeçarë dhe një 14-vjeçar), 2 nga të cilët u gjetën një ditë më pas, ju informojmë se u gjet 13-vjeçari tjetër dhe iu dorëzua qendrës sociale, në gjendje të mirë shëndetësore.”, thuhet në njoftimin e policisë.