Bardhi u propozon deputetëve: Grupi parlamentar të ngujohet pa afat në selinë e PD. Nuk e njohim dënimin politik

Ndërsa mbledhja e grupit parlamentar të PD-së vijon në selinë blu, kreu i këtij grupi ka propozuar që të mos njihet vendimi i dënimit politik të Ervin Salianjit, dhe të mos ekzekutohet, dhe nga ana tjetër ka propozuar që grupi parlamentar i PD të ngujohet në selinë blu, pa afat.

‘Mos pranimin e padrejtësisë, grupi parlamentar ti kërkojë Ervin Salianjit të mos ekzekutojë vendimin politik të Edi Ramës.

Grupi Parlamentar të ngujohet 24 orë pa ndërprerje, pa afat, në selinë e Partisë Demokratike’, ka qenë propozimi i Gazment Bardhit për deputetët e PD-së.