Shpërthen bombola e gazit në Pogradec, detajet e para

Një shpërthim është regjistruar në Pogradec mesditën e sotme. Mësohet se një bombol gazi ka shpërthyer në një banesë.

Ngjarja sapo ka ndodhur, një mjet zjarrfikëse ndodhet në vendngjarje për të bërë të munduar fikjen e zjarrit.

Ndërkohë mësohet se ka vetëm dëme materiale të paktën te dhoma ku ka qenë e vendosur bombola.

Njoftimi

Pogradec/Informacion paraprak 

Rreth orës 13:25, në lagjen nr. 5, në banesën e shtetasit D. H., dyshohet se ka shpërthyer një bombul gazi. 
 
Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.  

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.