Nëna kërkon ndihmë për vajzën: Është larguar nga shtëpia, nuk kam kontakte

Një nënë ka bërë një kallëzim në polici, pasi vajza e saj 20-vjeçare është larguar nga banesa.  Ajo ka kërkuar ndihmë, pasi e bija vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Më datë 26.09.2024, rreth orës 21:20, është paraqitur në Komisariatin e Policisë Nr. 6 shtetasja e cila ka kallëzuar se më datë 26.09.2024, rreth paradites, është larguar nga banesa vajza e saj, shtetasja 20 vjeçe, dyshohet me probleme të shëndetit mendor. Punohet për gjetjen e saj.

Materialet i kaluan Prokurorisë.