Ballack nuk fshihet më, zyrtarizon dashurinë me ish-in e djalit të tij të ndjerë

 

Ish-mesfushori i Chelsea-t dhe Bayernit të Munihut, Michael Ballack, i cili mbushi 48 vjeç të enjten (26 shtator), ishte një futbollist shumë i rëndësishëm në Gjermani gjatë viteve 2000 falë stilit të tij të lojës.

Në mënyrë tragjike, pasi “vari këpucët më gozhdë”, Ballack u përball me një fatkeqësi të rëndë: djali i tij Emilio, 18 vjeç, u nda nga jeta për shkak të një aksidenti me një motor me katër rrota në Portugali.

Në mes të zisë së tij, u raportua se Ballack gjeti ngushëllim në një miqësi të lulëzuar me modelen Sophia Schneiderhan, e cila kishte qenë e afërt me djalin e tij të ndjerë.

Marrëdhënia e Ballack dhe Schneiderhan ka lulëzuar që atëherë dhe çifti tani ka dalë hapur. Sophia kohët e fundit ka postuar në rrjetet sociale një foto me Michael në Sylt, një ishull piktoresk gjerman në Detin e Veriut, ku dukej mahnitëse teksa Ballack, me shumë dashuri, i ka hedhur krahun. Fotoja shoqërohet me një “emoji” zemre.