Protesta kombëtare e 6 tetorit/ Teliti - qytetarëve: Është koha juaj! Vendi po shkatërrohet nga korrupsioni, drejtësia s’ekziston!

Këshilltari për Cështjet Ekonomike në PD dhe njëkohësisht NënKryetar i Këshillit Bashkiak Tiranë, Dorjan Teliti, u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës kombëtare të 6 tetorit.

Thirrja vjen pas vendimit të Kryesisë së PD, si pasojë e dënimit politik të deputetit demokrat Ervin Salainji nga Gjykata e Apelit për dosjen ‘Babale’ dhe denoncimin publik që ligjvënësi i PD bëri për të vëllain e ish ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, i dënuar për trafik ndërkombëtar droge nga autoritetet italiane.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Teliti ka renditur një sërë arsyesh së përse qytetarët duhet t’i bashkohen kësaj proteste kombëtare, në një vend që sipas tij po shkatërrohet nga korrupsioni, ndërsa drejtësia ka ndalur së ekzistuari.

Statusi:  

MË 6 TETOR RRUGËT E TIRANËS DO DEGJOHEN MË FORT SE KURRË!

🔴Në një kohë kur shteti po shkatërrohet nga korrupsioni, ku liritë themelore po shkelen cdo ditë, dhe ku drejtësia ka ndalur së ekzistuari, të gjithë duhet të ngrihemi në këmbë një orë e më parë.

🔴Arrestimi i padrejtë i Liderit të Opozitës Sali Berisha dhe deputetit Salianji, janë treguesit e qartë të represionit që qeveria po ushtron mbi Opozitën dhe zërat e saj kritikë.

🆘Të protestojmë për në një shtet të drejtë, ku drejtësia nuk është për shitje dhe ku qytetarët nuk janë të shtypur.

✅Kjo është një betejë për të drejtën tonë të jetojmë në një vend ku liria dhe e drejta e fjalës nuk janë të kufizuara!

🔴Së bashku, ne duhet dhe do të jemi zëri i atyre që nuk kanë zë. Nuk mund të lejojmë që ky sistem të vazhdojë t’i përdorë organet e drejtësisë për qëllime personale dhe të mbajë peng të ardhmen e vendit tonë.

🔷Më 6 tetor, le të tregojmë se populli shqiptar nuk dorëzohet dhe se fuqia e bashkimit është më e madhe se frika që po përpiqen të mbjellin te shqiptarët.

🔷Më 6 tetor, rrugët e Tiranës do të dëgjohen më fort se kurrë më parë. Një zë i bashkuar që do të kërkojë: LIRI! DREJTËSI! DINJITET DHE ZGJEDHJE TË LIRA E TË NDERSHME!

🔷Kjo është koha jonë, është koha e popullit!