‘U dha ndërtuesve pronë shtet’/ Salianji padi në SPAK ndaj Fatmir Xhafaj, kërkon hetim pasuror

Mëngjesin e sotëm, Ervin Salianji zhvilloi një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Demokratike Flamur Noka, kreun e grupit parlamentar të PD, dhe nënkryetarin Agron Gjekmarkaj.

Burime nga selia blu, thanë se takimi u zhvillua në kuadër të plotësimit të dokumentacionit, për një kallëzim penal që Ervin Salianji do të bëjë në Prokurorinë e Posaçme ndaj ish-ministrit të Brendshëm, deputetit të PS-së, Fatmir Xahafaj.

Mësohet se deputeti i PD-sw, Ervin Salianji do të kërkojë hetim pasuror ndaj Xhafajt.

Hetimi do të kërkohet mbi lidhjet e pretenduara me ndërtues të cilëve u ka dhënë prona shtetërore, falsifikim të dosjes, pengim të së vërtetës dhe shpërdorim detyre.