Humbi kontrollin e biçikletës, çiklistja zvicerane në gjendje kritike për jetën

Aksident i rëndë për zviceranen Muriel Furrer, e cila është viktimë e një rrëzimi gjatë garës së rrugës në kategorinë junior, në Kampionatin Botëror të Çiklizmit, turne që po zhvillohet në Cyrih të Zvicrës.

Çiklistja është dërguar në spital me një helikopter të urgjencës, pasi pësoi një dëmtim në kokë dhe ndodhet në “gjendje kritike”. Sipas hetimeve, Furrer humbi kontrollin e biçikletës së saj në një kthesë në tatëpjetë, në një pyll me pisha dhe më pas përfundoi duke u përplasur në një pemë.

Furrer, 18 vjeçe, fitoi medaljen e argjendtë si në provën e të rinjve ashtu edhe në garën rrugore në Kampionatin Kombëtar Zviceran të këtij viti.

“Jemi ashtëzakonisht i shqetësuar për situatën. Unioni Ndërkombëtar i Çiklizmit (UCI), çiklizmi zviceran dhe komiteti organizativ lokal i Cyrih, po monitorojnë nga afër zhvillimet dhe do të komunikojnë sa më shpejt të jetë e mundur”, thuhet në një njoftim për shtyp të UCI.

“Për momentin nuk ka fakte të vërtetuara se si ka ndodhur aksidenti, vazhdon komunikata. – Hetimet janë duke u zhvilluar nga organet kompetente. Për këtë arsye nuk do të mund të jepen informacione të mëtejshme deri në njoftimin e dytë“, tha UCI.