KAFE SHQETO/ Paloka: Forca dhe përplasja rruga e vetme me Ramën, është burracak që ka frikë të përballet

Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka i ftuar në ‘Kafe Shqeto’ në SYRI TV me Flavio Qarrin duke diskutuar dënimin politik të deputetit të PD-së, Ervin Salianji u shpreh se, me Edi Ramën nuk ka rrugë tjetër përveç përballjes dhe forca.

Sipas Palokës, Edi Rama njeh vetëm këtë gjuhë. Ai tha në SYRI TV, se Rama është një burracak që ka frikë të përballet në kushte të barabarta me opozitën.

‘Nuk ka rrugë tjetër me Ramën, vetëm forca, përballja, përplasja, të gjitha format jo demokratike. Nuk përmbyset një diktaturë me forma demokratike.

Kemi bërë protesta të mëdha, në parlament, jashtë parlamentit, një diktator nuk rrëzohet me forma të tilla.

Detyrimisht, nëse duam ta ndryshojmë këtë situatë, realitet, ne duhet të gjejmë rrugët që na çojnë aty. Kemi marrë një vendim mbrëmë si kryesi për të filluar protestat që sigurisht i kishim të planifikuara, por në një etapë më të vonë, por ky akt e nxitoi.

Kemi caktuar një datë fillimi që është data 6 tetor dhe nuk kemi çfarë presim më.

Ne ose do të përballemi me të gjitha format, ose përndryshe nuk kemi të ardhme. Dua ta përsëris, se e kam thënë, nuk është betejë e opozitës, nuk është betejë e PD-së, nuk është për Sali Berishën dhe u vërtetua se ky nuk e kishte thjeshtë me Sali Berishën, por ky po tregon se e ka me opozitën.

Kemi një kryeministër frikacak dhe burracak, i cili nuk guxon të përballet me opozitën dhe të gjitha këto janë pasoja. Ai do të vazhdojë, do të fitoj si në ’97. Ai është një legen që nuk guxon të dale përballë si i barabartë, sepse e di që nuk i del, e di se si mund të dalë në një përballje edhe në këto kushte që jemi. E di që nuk mund të dalë në një përballje të barabartë, sepse është një frikacak, një legen, një burracak që kurrë në jetën e tij nuk ka guxuar të përballet në asnjë formë, dhe kur them në jetën e tij, e them jo vetëm në jetën politike.

Të gjitha këto vetëm do të përkeqësohen, nuk pret gjë të mirë nga ky.

Ashtu siç i ndodhi Salianjit dje, mund të na ndodhë të gjithëve. Është dënuar pa ligj, nuk ekziston kallëzimi i rremë publik’, tha gjatë bisedës në ‘Kafe Shqeto’ deputeti i PD-së, Edi Paloka.

EMISIONI I PLOTE: