Aksion anti-drogë në Pejë sekuestrohen mbi një ton/ Prokuroria thotë se vlera shkon në 5 milionë euro

Aksion anti-drogë në Pejë sekuestrohen mbi një ton, Prokuroria thotë se vlera shkon në 5 milionë euro

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, ka njoftuar për një aksion anti-drogë që është zhvilluar sot në Pejë e ku janë sekuestruar 1 mijë kilogram drogë, shkruan Gazeta Express

Nikçi ka thënë se vlera e drogës së sekuestruar shkon në 5 milionë euro dhe sipas tij, aksioni i sotëm është një ndër aksionet më të mëdha anti-drogë që nga paslufta. 

Aksioni është ende duke vijuar. Nikçi në njoftimin e bërë e ka etiketuar edhe Prokurorin, Ersan Qavolli.

“Mirëmengjesi Kosovë. Sot mbi një (1) ton drogë e sekuestruar nga  Prokuroria Themelore në Pejë.Vlera e drogës është rreth 5 milion euro dhe është ndër aksionet me të mëdha antidrogë nga paslufta.Aksioni është në zhvillim…”, ka shkruar Nikçi.