I vihet policia greke nga pas, shqiptari braktis automjetin dhe partneren, çfarë iu gjet

Një 40-vjeçar shqiptar ka pikasur policinë që i ishte vënë nga pas dhe është larguar nga “sytë këmbët”. Ngjarja është regjistruar në Greqi, ku policia është afruar për të kryer një kontroll automjetit, por 40-vjeçar ka refuzuar të ndalojë, duke u larguar me shpejtësi.

Si pasojë, është plagosur një efektiv policie. Më pas, shqiptari ka braktisur automjetin dhe ka hedhur një pako në të cilën kishte kanabis të papërpunuar me peshë 1.42 kg,

Ndërsa ka braktisur brenda në makinë edhe partneren e tij 33-vjeçare, e cila u arrestua nga policia.

Megjithatë, 40-vjeçari është identifikuar dhe shpallur në kërkim nga autoritetet greke.

Ndaj 33-vjeçares dhe shqiptarit të shpallur në kërkim është ngritur akuza për transport droge.

Makina u sekuestrua ndërsa në shtëpinë e tyre në një zonë të Selanikut u sekuestrua një pako kokainë me peshë 5.78 gram dhe një peshore elektronike