Lubonja: Jemi në regjim të rrezikshëm! Prokurorë e policë u angazhuan në makinacionin kundër Salianjit

Analisti Fatos Lubonja komentoi lidhur me vendimin e Apelit për dënimin e deputetit Ervin Salianji, duke theksuar se ai vëllai i Fatmir Xhafajt, duhej të mbahej këtu në kohën kur ishte kryeprokurore Arta Marku, pasi kishte disa akuza për atë.

I ftuar në Open, Lubonja tha se vëllai i ish-ministrit ishte i dënuar në Itali, atëherë pse nuk ndalohej, pse nuk kapej.  Lubonja tha se pas këtij vendimi i bie që të gjithë jemi në rrezik.

Lubonja: Kur shikoj prokuror , policë, të angazhuar në një makinacion, atëherë këtu jemi përpara një regjimi të rrezikshëm. Ai ka mbrojtur të vëllain, pastaj bën një gjë tjetër, fut një tjetër në burg, fut gjykatat në lojë, kjo është e tmerrshme, jemi në një regjim.

Është një dështim i drejtësisë. Ky regjim do të bjerë dhe bashkë me të do të bjerë edhe drejtësia.