Xhensila dhe Besi drejt ndarjes ligjore dhe përpjestimit të pasurisë!

Ditën e sotme, pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë u shfaqën për seancën e rradhës, këngëtarja e njohur, Xhensila Myrtezaj dhe aktori, Bes Kallaku.

Burime për mediat kanë pohuar se çifti ka ardhur në gjykatë për çështjen e përpjestimit të pasurisë.

Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku ishin një ndër çiftet më të dashura për publikun shqiptar.

Por, këngëtarja dhe aktori i humorit, prindër të dy fëmijëve Ajka e Amen, i dhanë fund martesës së tyre disa-vjeçare pak pas ardhjes në jetë të djalit, duke bërë kërkesë për divorc.