Lothar Matthaus: Vinicius meriton Topin e Artë? Jo para këtyre dy lojtarëve

Gazeta prestigjioze “Marca” kishte kushtuar hapësirën kryesore pak ditë më parë brazilianit Vinicius Junior, të cilin e konsideronte fitues të Topit të Artë. Por jo të gjithë janë dakord me këtë parashikim të kësaj gazete.

Legjenda e futbollit gjerman, Lothar Matthaus mendon se Vinicius Junior nuk e meriton të fitojë Topin e Artë, pavarësisht sezonit të tij të jashtëzakonshëm me fanellën e Realit të Madridit.

Ai u shpreh se është e vërtetë që Vinicius Jr ka pasur një vit të mrekullueshëm, por ka të tjerë më të mirë se ai që e meritojnë çmimin prestigjioz:

 “Nuk od të befasohesha nëse e fiton Vinicius Topin e Artë. Golashënuesit janë gjithmonë në qendër të vëmendjes. Me suksese të ka arritur në Champions dhe La Liga është pa dyshim kandidat”, ka thënë fillimisht Matthaus.

Megjithatë, gjermani e renditi Vinicius Jr pas të tjerëve, duke shprehur një preferencë të fortë për Rodrin.

“Për mua, Rodri e meriton Topin e Artë më shumë se Vinicius Jr. Ai ishte truri dhe kapiteni i kombëtares spanjolle që fitoi Euro 2024 dhe gjithashtu fitoi titullin e Ligës Premier me Manchester City-n. Ai ka qenë lojtari i spikatur këtë vit.

Bellingham , ashtu si Vinicius, fitoi Ligën e Kampionëve dhe La Ligën. Ai ishte vendimtar për Anglinë, duke i ndihmuar ata të arrinin në finalen e Evropianit. Renditja ime është Rodri i pari, Bellingham i dyti dhe Vinicius i treti”, përfundoi gjermani.