Ndeshjet e radhës në Europa League, shqiptarët që mund të bëhen protagonistë
Mbrëmje e pasur me ndeshje të kompeticionit të dytë më të rëndësishëm për klube: Europa League. Është radha e Glasgow Rangers, skuadër ku luan mesfushori i ekipit tonë përfaqësues, Nedim Bajrami, që do të vizitojë Malmo, në Suedi.
Protagonistë në fushë pritet të jenë edhe Milot Rashica e Ernest Muçi, të dy pjesë të Besiktasit, që luan në transfertë me Ajaksin e Amsterdamit.
Vazhdon të marrë pjesë rregullisht në kupat e Evropës Qarabagu i Redon Xhixhës, që ka një ndeshje shumë të vështirë në fushën e Tottenhamit.
Ndeshjet e mbrëmjes:
Fenerbahce – Royale Union SG (18:45)
Malmo FF - Rangers
Ajax – Besiktas (21:00)
AS Roma - Ath Bilbao
Braga Maccabi Tel Aviv
Eintracht Frankfurt - Plzen
FCSB - RFS
Lyon - Olympiacos Piraeus
Tottenham - Qarabag