KAFE SHQETO/ Muka: Pensionistët po marrin ilaçe me besueshmëri të ulët

I ftuar këtë mëngjes në emisionin KAFE SHQETO në SYRI TV ishte Taulant Muka, studiues shkencor dhe ish-zëvendësministër i Arsimit.

Ai ka folur për fenomenin shqetësues të barnave për të moshuarit , të cilat nuk dihet se çfarë cilësie janë dhe a mund t'i përballojnë moshat e treta kostot e këtyre barnave.

'Shtete të ndryshme kanë institucione sesi aprovojnë barnat, dhe nëse ne flasim për BE, ka institucionin përkatës, dhe në rast se ti si shtet merr medikamente të vendeve që nuk kanë besueshmëri, sigurisht që nuk mund të presësh efikasitetin që ai ilaç ka.

Unë përshembull pashë disa njoftime që janë hequr disa barna që janë përdorur ndër vite me patentë, të autorizuara nga institucionet e BE, dhe përdoren barna të ngjashme të vendeve si Turqi e tjerë, për të cilat mund të ketë mungesë besueshmërie, por vjen me kosto të ulët.

Në këtë rast ne vijmë tek ajo situate absurde, që i rrisim 25 lekë në ditë pensionistëve pensionin, por i marrim 5000 lekë në ditë përmes barnave që duhet të marrin.

Dhe kjo situatë absurde, është bërë kaq e lodhshme në ditët e sotme të flasësh për problematikat në Shqipëri, sepse sa më shumë flet, aq më keq bëhet , hidhet një shashkë mediatike, 10-15 ditë për të hequr vëmendjen nga problemet reale, por që në fund të ditës ata që vuajnë janë shqiptarët.

Shikon kryeministrin që shqetësohet për bektashinjtë që janë jetimë, ndërkohë që le jetim pensionistët për t'u kujdesur për shëndetin.

Nëse barnat vijnë nga shtete të ngjashme me vendin tonë, besueshmëria është jashtëzakonisht shumë e ulët, përkundrazi nuk do ekzistonin institucionet prestigjiozë të BE apo Amerikë, prandaj unë di edhe shumë praktika në vende të Ballkanit ku merret leja, patenta e kompanive të mëdha dhe ato më pas modifikohen për t'iu dhënë tregjeve si Ballkani.

Përgjigje mbi moshën e tretë në Shqipëri duhet të jepte Universiteti i Mjekësisë, por vijmë aty ku folën kolegët, që mbahen shefa departamentesh te korruptuar nga ana intelektuale, por edhe nga mënyra e veprimtarisë klinike në mënyrë që të mos ngrenë zërin kur bëhen këto lloj reformash për të privatizuar spitalet apo për të rimbursuar medikamentet sepse nuk duhet të harrojmë që në momentin kur bëhet rimbursimi i medikamenteve për fusha të caktuara janë shefat e departamenteve të QSUT, të cilët duhet të vënë firmën që të aprovohen.

Dhe janë pjesë e gjithë skemës korrruptive, prandaj vijmë tek pika që unë flas gjithë ditën, tek pjesa e pseudointelektualëve', u shpreh Muka.