EMRI/ Akuzohet për plagosje të 3-fishtë në Tiranë, arrestohet 32-vjeçari në Kukës

Është arrestuar mbrëmjen e sotme Edison Elezaj, djali i biznesmenit Hajri Elezaj, pronar i ujit "Lajthiza".

Sipas burimeve për gazetarin e SYRI-t, Klajdi Bodlli, 32-vjeçari është arrestuar sot pasdite në një hotel në Kukës nga operacionalja e drejtorisë së Tiranës.

32-vjeçari akuzohet si autor i plagosjes së trefishtë që ndodhi në muajin Korrik në një restorant luksoz, në kompleksin "Delijorgji".

Elezaj e kishte armën pa leje dhe u akuzua për “Plagosje të rëndë me dashje”. Dy shokët e tij, Dardan Zalli dhe Arjan Dushaj që e ndihmuan për të fshehur armën u arrestuan nga policia ditën e ngjarjes.