VIDEO-Dosja Partizani/ Meri Lika: Përderisa paratë kanë kaluar nëpër banka, ku qëndron korrupsioni?

Audituesja ligjore, Meri Lika e ftuar në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, ka komentuar akuzat e SPAK ndaj kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezit.

Gjatë bisedës, Lika evidentoi faktin se, në atë dosje nuk flitet askund për para të qarkulluar në kanale të zeza, por vetëm nëpër banka.

E për këtë arsye, audituesja ligjore, Meri Lika ngre pyetjen se, ku qëndron korrupsioni dhe pastrimi i parave, përderisa bankat kanë bërë qarkullimin e parave sipas të gjitha rregullave.

‘Unë po e lë jashtë akuzën politike dhe po flas për dy akuzat në këtë dosje, korrupsion dhe pastrim parash. Po e nis nga dyta. Kur quhet pastrim parash? Kur merret një shumë dhe tentohet nga kanalet e zeza të futet në bankë dhe të pastrohet.

Me çfarë kam parë, është se aty nuk ka asnjë para të qarkulluar kesh. Çdo transfertë është bërë me bankë, qoftë nga fitimet e dividentit që ka kaluar për Jamarbër Malltezin. Bankat kanë detyrimin që për pagesa mbi 10 mijë euro, duhet të njoftojnë Agjencinë e Pastrimit të Parave. Ligji thotë se këta janë kanalet kryesorë.

Këta nuk kanë njoftuar deri sa është bërë denoncimi në SPAK, nuk ka pasur asnjë sinjalizim se po qarkullon ndonjë para e zezë, sepse gjithçka ka qenë në bazë të kanaleve të qartësuara financiarisht.

Tani të kalojmë te korrupsioni. Korrupsioni nënkupton që ti paguan diçka, ose i jep një favor një shtetari që ai të jep diçka në këmbim. Unë nuk e quaj favor, tu japësh prindërve një pushim 3 mijë euro, sepse këtë ua kam dhënë prindërve të mi.

E vetmja gjë që kam kujtim nga babai im, është se kam kaluar pushimet me të. Nëse kjo quhet korrupsion, është ofendim shumë i madh.

Unë jam e përkushtuar sot ndaj nënës time, e shëtis në të gjitha vendet, sepse për mua është parësore. Të ardhurat e mia, ashtu siç edhe të të ardhurat me të cilat janë paguar pushimet janë të kaluara nëpër banka. Transfertat bankare janë kanalet më të sigurta sot për sot.

Kur kalon paraja nëpër bankë, banka pyet nga është burimi dhe në momentin që nuk është e sigurtë, sinjalizon organet përkatëse. Në shumicën e rasteve nuk i marrin as në dorëzim, nëse nuk janë të pastra.

Ndërkohë që të gjitha këto para kanë kaluar nëpër kanale bankare, nga shoqëri që kanë shumë vite në treg dhe korrupsion, atëherë si ka mundësi që cilësohet korrupsion.

Çfarë korrupsioni është bërë këtu’, u shpreh audituesja ligjore, Meri Lika në SYRI TV.

EMISIONI I PLOTE: