Nuk është humor/ FOTO nga takimi i Ramës me Diasporën në SHBA
Mund të jetë për të qeshur, por kjo foto nuk është e tillë.
Ajo tregon një takim të paralajmëruar me shumë bujë nga kryeministri Edi Rama me Diasporën në SHBA.
Rama njoftoi me tam-tame se në takim do jenë të pranishëm përfaqësues të 100 organizatave shqiptare në Amerikë.
Nga kjo foto e takimit në një bodrum mund ta kuptosh se nuk janë as 50 veta. Aq më shumë, askush nuk e di se kë përfaqësojnë të pranishmit.
Por kulmi është se salla e vogël në bodrum është mbushur me njerëzit e Ramës.
Aty spikat Linda në rreshtin e parë, pastaj me radhë Taulant Balla, ambasadori Ervin Bushati, Erion Veliaj, etj.
Pa llogaritur këtu gazetarë, zëdhënësa e spin-doktorët e Ramës.
Disa të pranishëm në sallë as po dëgjojnë përrallat e Ramës.
Njërin madje shihet se e ka zënë gjumi.
Teksa Albin Kurti, homologu i Ramës në Kosovë po fliste në një universitet prestigjioz amerikan, Rama e kishte mbyllur 'diasporën' e tij në bodrum.
Kjo foto flet më shumë se gjithçka...