Aktet hetimore për dosjen ‘Partizani’/ Gjokutaj: Nuk u la nen i Kodit të Procedurës Penale pa u përdhosur

Avokatët e liderit të opozitës Sali Berisha e dhëndrrit të tij Jamarbër Malltezi kanë firmosur këtë të mërkurë në SPAK mbylljen e hetimeve për dosjen “Partizani”.

Avokatët tërhoqën aktet ndërsa mbeten 10 ditë kohë për të bërë prapësimet, para se dosja të kalojë në gjykatës me kërkesën e çeljes së gjykimit.

Pas këtyre zhvillimeve ka reaguar Jamarbër Malltezi i cili radhiti 7 fakte që provojnë sipas tij që SPAK nuk ka guxim të hetojë Edi Ramën .

Avokati Genc Gjokutaj i ftuar në 'Task Force' në Syri Tv, komentoi mbylljen e hetimeve teksa u shpreh se nuk ka mbetur nen i kodit të procedurës penale a e përdhosur pa e shkelur në emër të një hetimi tërësisht politik.

Nga ky moment janë mbyllur hetimet, pra janë përfunduar hetimet dhe shpresojmë që themi është konsumuar edhe njohja me gjithë materialet e çështjes, sepse kësaj radhe një pjesë e mirë e tyre janë dhënë dhe në formë elektronike, të cilat duhen hapur, kanë dhe një format disi ndryshe nga materialet e zakonshme.

Atëherë fillon afati 10 ditor brenda të cilit ne, pra të pandehurit, kanë të drejtën të bëjnë ankesën etyre me shkrim, në lidhje me hetimet paraprake.

Një gjë që mendoj që do realizohet nga ana jonë dhe pastaj është dorëzimi i çështjes te gjyqtari paraprak.

Ku në fakt, tani fillon pjesa publike e procesit sepse deri tani SPAK ka qenë lideri i hetimit, ato bënë çfarë deshën me këtë çështje, me hir me pahir, me falsifikime apo fshehje faktesh, mospranim kërkesash, me një përfaqësim skandaloz në gjykatë dhe një gjykatë akoma më skandaloze se SPAK.

Ne i kemi trajtuar gjëra dhe gjatë të gjitha këto episode, këto stacione të këtij rrugëtimi hetimor, unik për nga shkeljet, pasi nuk besoj se kanë lënë nen të kodit të procedurës penale a e përdhosur pa e shkelur në emër të një hetimi tërësisht politik siç e kemi thënë ... dhe nuk është e vështirë të kuptosh se ky proces nuk është udhëhequr nga dispozitat e kodit të procedurës penale.