Blushi: Qytetarët e Tranës të marrin drejtësinë e merituar për të gjitha skandalet korruptive që ka bërë Erion Veliaj

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi i ftuar në 'Edicionin e Pasdites'në Syri Tv, komentoi protestën e 27 para bashkisë Tiranë, teksa u shpreh i bindur për të mos u dorëzuar derisa drejtësia të shkojë në vend.

“Është një protestë e cila siç e kemi theksuar nuk do të ndalet, qytetarët e Tranës të marrin drejtësinë e merituar për të gjitha skandalet korruptive që ka bërë Erion Veliaj’’, u shpreh Blushi.

Është një protestë e cila siç e kemi theksuar nuk do të ndalet, qytetarët e Tiranës të marrin drejtësinë e merituar për të gjitha skandalet korruptive që ka bërë ky kryetar bashkisë që unë preferoj ta quaj Erion Qeliaj, i cili në dy mandate ka konsumuar disa afera, si ajo e inceneratorit por dhe shumë të tjera.

Me organizatën e tij kriminale 5D të cilat për fat të keq nuk ka akoma drejtësi.

Dhe kjo është arsyeja se pse ne këshilltarët e opozitës në këshillin bashkiak të Tiranës bashkë me qytetarët protestojmë prej 27 javësh, para këtij institucioni që është kthyer në simbolin më të shëmtuar të krimit dhe korrupsionit në kryeqytet, sepse për fat të keq drejtësia e re, apo SPAK, është kthyer në një vegël që nuk jep drejtësi për një kryetar bashkie, ndonëse ai është kapur me vulë dhe firmë tek skandali i inceneratorit.