SYRI TV/ Myftinia e Korçës reagon për projektin e Ramës, Cikalleshi: Projekti prish harmoninë fetare

 

Projekti i kryeministrit Edi Rama për të formuar një shtet Bektashi ka nxitur reagime të forta tek komuniteti Mysliman. Këtë herë është myftynia e Korçës që shpreh indinjatën sa i përket krijimit të një shteti i cili trumbetohet si shtet islamik, por që nuk ka asnjë lidhje me këtë fe. Myftiu i Korçës Ledian Cikalleshi shprehet se kjo nismë prish tolerancë dhe dëmton rëndë harmonin ndërfetare në vend.

SYRI TV

Myftinia e Korçës e sheh si rrezik të madh deklaratën e kryeministrit Edi Rama, për krijimin e një shteti Bektashi në Shqipëri. Mystiu i qyteti juglindor, Ledian Cikalleshi shprehet se ngritja e një shteti të till prish balancat dhe shkatërron tolerancën ndërfetare në vend.

KMSH, para dy ditësh reagoi duke e përcjellë me shqetësim këtë lloj nisme pasi sipas nesh minon pjesën e harmonisë ndërfetare sepse hapur diferencohet një komunitet fetar duke i dhënë më shumë vlera dhe të tjerat i bie që mbesin më inferiorë, gjë për të cilën edhe ne kemi ngritur zërin. Është shqetësuese sipas nesh.

Sipas myftiut të Korçës, në vendin tonë janë 5 komunitete zyrtare, ndërsa diferencimi i njërës prej tyre do të shkaktonte ç’ekuilibrim të të gjithë asaj që është ndërtuar ndër breza nga komunitetet tona.

Besimtarët, shqiptarët e kanë pranuar njëri tjetrin si të tillë, me këtë dallim nga njëri-tjetri mes besimeve dhe është krijuar formula e harmonisë dhe respektit, tolerancës ndaj njëri tjetrit.

Nuk shihet Shqipëria si kryeqendra e baktashizmit sepse në vetë sistemin bektashi nuk ka një sistem si ai katolik ku është sistemi i Papatit, që janë të lidhur me një lider shpirtëror. Bektashizmi nuk është i tillë, prandaj ti japim një komuniteti fetar diçka më shumë seç e meriton, normalisht do bëhet diferencim dhe kjo do sjellë pakënaqësi në komunitetet e tjera. Kete e përcjellim si shqetësim që do dëmtojë harmoninë dhe tolerancën ndërfetare mes nesh.

Myftiu i Korçës thotë se Komuniteti Mysliman i Shqipërisë është në pritje të një reagimi korret të kryeministri i cili duhet të shpjegojë qytetarët nëse kjo është një ide apo një nismë që pritet të ketë hapa të mëtutjeshëm.

Ndërkohë sa i përketë veprimeve dhe deklaratës së Kryeministrit për formimin e një shteti Bektashi, përvec komuniteti Mysliman nuk ka reaguar asnjë prej komuniteteve të tjera në vend dhe as nga këshilli nderfetar.