Zbulohet një varrezë historike e periudhës helenistike dhe mesjetare në Shënmri të Tiranës
Një zbulim arkeologjik ka dalë në dritë në Shënmri të Tiranës, ku arkeologët e Drejtorisë së Shërbimit Arkeologjik zbuluan një varrezë historike të periudhës helenistike dhe mesjetare.
Ky zbulim është dëshmi e historisë dhe jetës së banorëve të lashtë të kësaj zone.
Për herë të parë gjenden gjurmë të kulturës arbërore në zonën e Tiranës, duke i shtuar vlera të jashtëzakonshme trashëgimisë kulturore të kryeqytetit, por njëkohësisht edhe turizmit historik e kulturor të vendit tonë.